INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Elita Rudi dhe Gjiko konfirmojnë se do të bëhen sërish prindër, zbulohet gjinia e bebit! [FOTO]

Më në fund! Elita Rudi dhe Gjiko konfirmojnë se do të bëhen sërish prindër, zbulohet gjinia e bebit! [FOTO]

Publikuar më: 19:34 20-09-2020

Prej ditësh është përfolur në media se moderatorja Elita Rudi është në pritje të ëmbël te fëmijës së dytë. Këtë e kanë konfirmuar dhe fotot që qarkulluan në rrjet, pavarësisht se dyshja nuk ka dhënë më tepër detaje.
Që kur kanë nisur thashethemet, fansat janë munduar të kapin detaje të ndryshme rreth shtatzënisë së moderatores, mirëpo tashmë nuk është më e nevojshme, sepse vetë Gjiko e ka konfirmuar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël.

Në një video të publikuar në InstaStory, Gjiko ka pohuar se partnerja e tij është shtatzënë, madje na ka treguar edhe barkun e saj të rrumbullakosur. Çifti ka organizuar një super festë në praninë e familjarëve e miqve të tyre të afërt, për të zbuluar nëse do të bëhen me djalë apo vajzë.

Ata nuk kanë nguruar të zbulojnë edhe gjininë e fëmijës. Elita ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet pranë Gjikos dhe vogëlushit Zëri. Ato kanë plasur një tullumbace që ka lëshuar pupla rozë.

“Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë! Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita krahas videos.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211