INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ia ka ''vjedhur'' zemrën? Mc Kresha kapet MAT me të dashurën dorë për dore! [FOTO]

Kush ia ka ''vjedhur'' zemrën? Mc Kresha kapet MAT me të dashurën dorë për dore! [FOTO]

Publikuar më: 21:32 29-10-2019

Prej disa javësh po përflitet në media për një romancë mes reperit të njohur, Mc Kresha dhe një vajze misterioze bionde. Madje një muaj më parë, ai u filmua teksa festonte ditëlindjen me partneren e re, por portreti i saj mbeti i pazbuluar.

Pavarësisht se nuk ka preferuar që ta bëjë publik identitetin e të dashurës së tij, Mc Kresha nuk e ka aspak problem të dalë me të rrugëve të kryeqytetit. Dyshja s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të paparacëve, të cilët i kanë kapur teksa ecnin dorë për dore, siç mund ta shihni në foton nga “nZoom”.

Por edhe kësaj radhe nuk duket portreti i biondes misterioze, pasi ata janë fotografuar me shpinë.

mc-kresha-e-dashura.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443