INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mendova se do vdes!” MC Kresha tregon për herë të parë historinë që nuk e ka ditur as familja e tij [FOTO]

“Mendova se do vdes!” MC Kresha tregon për herë të parë historinë që nuk e ka ditur as familja e tij [FOTO]

Publikuar më: 18:40 07-04-2019

Mc Kresha dhe Lyrical Son ditën e sotme ishin të ftuar specialë në emisionin “Diçka po zihet”. Përveçse kanë treguar aftësitë në gatim, reperët e njohur kanë rrëfyer edhe shumë të pathëna nga jeta e tyre. Përgjatë intervistës, Kresha ka treguar për herë të parë një histori që askush nuk e ka ditur më parë, madje as familjarët e tij. “Kur isha i vogël jam rrëzuar nga ekskavatori. Mendova se do vdes, sepse rashë në një gur, por shpëtova. As të shtëpisë nuk e dinë, asnjë nuk e di këtë gjë. Nuk u lëndova, isha 6-7 vjeç.

E gjithë familja ime tani e mori vesh”, – ka zbuluar reperi. Ndër të tjera ai tha se ka dëshirë të bëhet baba, por gjithçka do ja lërë kohës. Përveç familjes dhe muzikës, Mc Kresha ka treguar se dashuria e tij më e madhe është futbolli, sepse është fans i skuadrës së Liverpool-it. Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë, Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre “United States of Albania”, që u prit shumë mirë nga fansat.

images.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022978782653809