Melisa ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Roped With Olsi”, ku përveç angazhimeve të saj, ka folur edhe për Përputhen dhe ka komentuar konkurrentët.
Ajo u pyet se cili është personi më fallco në emision dhe nuk hezitoi të përgjigjet.
“Lediana është më fallco. Unë e di arsyen, prandaj e them këtë, por s’jam askushi që ta tregoj.”, ka thënë Melisa.
Se dimë nëse e ka në lidhje me marrëdhënien e Ledjanës me Mevlanin, apo për ndonjë detaj tjetër nga jeta e konkurrentës, por i futi të gjithë në dyshime.