INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është personazhi nën 30 vjeç që fiton më shumë?

Kush është personazhi nën 30 vjeç që fiton më shumë?

Publikuar më: 11:05 16-11-2016

Duke parë rivalët, do të habiteni.

Taylor Swift ishte mbretëresha e revistës prestigjoze Fobes me plot 170 milionë dollarët e fituara gjatë vitit të kaluar. Artistja 26 vjeçare ka kryesuar kështu listën e gjithë personazheve që janë nën moshën 30 vjeçare. Dhe të thuash fitoi nuk e mbulon aspak situatën pasi vendi i dytë, grupi One Direction, fitoi gati një të tretën e saj me 60 milionë dollarë, dhe ata janë 4 persona. Rivali i saj më i afërt individual ishte futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, i cili u ngjit në vendin e tretë me 81.5 milionët që fitoi në periudhën mes 1 qershor 2015 deri në 1 qershor 2016, pra një sezon i tërë futbollistik. Megjithëse ishin vetëm 4 femra në totalin prej 37 personash, 3 prej tyre ia dolën të listohen ndër 5 të parat. Dy të tjerat ishin Adele dhe Rihanna, me 80.5 dhe 75 milionë dollarë respektivisht. Dhe thonë pastaj që është botë vetëm për meshkuj.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833