INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jay Z paditet nga shtëpia diskografike e Prince dhe motivi është ky...

Jay Z paditet nga shtëpia diskografike e Prince dhe motivi është ky...

Publikuar më: 10:58 16-11-2016

Reperi amerikan bën mirë që të mbledhë ekipin e tij të avokatëve.

Kompania diskografike e Prince ka plotësuar një padi kundër sipërmarrësit amerikan të muzikës pasi ka përdorur muzikën e këngëtarit të tjerë nëpërmjet Tidal. TMZ raportoi se kompania e Jay Z ka transmetuar në mënyrë të paligjshme të gjithë muzikën e Prince që nga qershori i vitit 2016. Pothuajse çdo këngë që Prince ka regjistruar gjatë karrierës së tij është aktualisht e disponueshme në platformën Tidal. Roc Nation, që është shtëpia diskografike e Jay Z deklaroi se ka leje të shkruar për të përdorur muzikën e Prince, por kompania e këtij të fundit, NPH thotë se leja i është dhënë Tidal vetëm për albumin e fundit. Padia kërkon të dëmtojë Tidal dhe ta ndalojë transmetimin e gjithë muzikës së Prince në këtë platformë.

Article Logic
Execution time: 0.0033540725708008