INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e thotë të vërtetën për integrimin e Shqipërisë në BE, qeveria apo Ilir Meta?

Kush e thotë të vërtetën për integrimin e Shqipërisë në BE, qeveria apo Ilir Meta?

Publikuar më: 12:14 31-08-2019

Në 18 tetor ministrat e vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin për hapjen apo jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

Qeveria mban qëndrimin se Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe arsyet e përgjigjeve negative deri më tani i ka gjetur tek vetë institucionet e Bashkimit Europian dhe jo mungesën e përparimit të vendit.
Në fakt, krerët e institucioneve shqiptare japin qëndrime të ndryshme edhe mbi mundësinë e hapjes së negociatave në muajin tetor. Qeveria sikundër çdo vit thotë se Shqipëria ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave me BE.
Gjatë qëndrimit në Helsinki në një takim joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ministri shqiptar Gent Cakaj “ka rikonifmuar se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për fillimin e negociatave, çka mbështetet plotësisht edhe nga progres-raporti i Komisionit Evropian, dhe vijon thellimin e reformave, duke shprehur bindjen se çelja e negociatave me BE-në është mëse e merituar”. Ky njoftim është bërë sot nga Ministria e Punëve të Jashtme.

cakajjjj.jpg

Nga ana tjetër, Presidenca ka tjetër pikëpamje. Sipas Presidentit Ilir Meta zgjedhjet e zhvilluara pa opozitën më 30 qershor pengojnë çeljen e negociatave në tetor. Për këtë arsye ai vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve më 13 tetor, para se Këshilli i Europës të mblidhet për vendimin. “Zhvillimi i zgjedhjeve në datë 30 qershor 2019 pa garë dhe pa opozitën do të shënonte ngrirjen e procesit të integrimit të vendit dhe negociatave për shkak të mospërmbushjes së kriterit kryesor të standardeve zgjedhore. Shqipëria aspiron për të qenë vend anëtar i BE”, ka thënë Presidenti Meta.
Edhe ditën e djeshme, në një intervistë për gazetën italiane, “Il Giornale” ai tha “besoj se anëtarësimi ynë në Bashkimin Europian është i nevojshëm, megjithëse progresi i bërë deri më sot nuk është shumë inkurajues”.

ilir_meta.jpeg
Deri më tani jo pak zyrtarë të huaj ka folur me skepticizëm për çeljen e negociatave në tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381