INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandalet me ushqimet s'kanë të mbaruar, AKU bllokon 27 ton mish pule nga Brazili

Skandalet me ushqimet s'kanë të mbaruar, AKU bllokon 27 ton mish pule nga Brazili

Publikuar më: 11:14 31-08-2019

Skandalet me ushqimet nuk kanë të mbaruar. Disa ditë më parë u gjet një magazinë ku mes miellit kishte minj të ngordhur, ndërsa sot është bllokuar 27 ton mish pule nga Brazili, pa dokumentet e domosdoshme se ato mund të konsumohen nga qytetarët.  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se, “në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës nga ana e inspektorëve të AKU u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Për rrjedhojë u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës”.

Në total nga ana e AKU-së është njoftuar sot se janë bllokuar 27.642 ton produkte të pasigurta në Fier, Korçë, dhe Shkodër, përfshirë këtu edhe 27 tonët e mishit të pulës.
Një rast tjetër flagrant është një subjekt me aktivitet “Njësi prodhim, tregtim buke dhe mëngjezore” në Bërdicë të Shkodrës, që ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm).

Article Logic
Execution time: 0.0040111541748047