INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta nuk dorëzohet, thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për reflektim

Meta nuk dorëzohet, thirrje Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për reflektim

Publikuar më: 09:47 17-07-2019

Presidenti i Republikës nuk dorëzohet. Në një shkrim të shpërndarë në mediat sociale me titull “Koha të mos mbetemi edhe në vjeshtë!”, ai i kërkon dy palëve politike të tërhiqen nga pretendimet maksimaliste dhe të punojnë që Shqipëria të marrë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave. 

Sipas tij, “30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë”.
Meta shton se nuk mund të ecet më në dy rrugë të kundërta. “Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër”, thotë Presidenti.
Zgjidhja e situatës sipas tij mund të vijë përmes datës 13 tetor. “Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor”, shkruan Meta në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389