INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e fiton BBVA? Kristi jep një emër dhe zbulohet arsyeja pse u përjashtua nga programi

Kush e fiton BBVA? Kristi jep një emër dhe zbulohet arsyeja pse u përjashtua nga programi

Publikuar më: 23:32 21-02-2026

Ish-banori i BBV Albania Kristi, kaloi sërish murin rrethues të shtëpisë duke u përballur me zarfin e zi.

Rreth një javë më parë, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother për Kristin, i cili tentoi të largohej vetë përmes murit. Gjatë prime u hap një televotim, ku publiku vendosi ta rikthejë sërish Kristin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas përjashtimit nga BBV, Kristi zbuloi arsyen pse e kaloi murin rrethues të shtëpisë në spektaklin e kësaj të shtune.

Ai u pyet nga opinionisti Arbër Hajdari se përse zgjodhi të dilte nga muri rrethues dhe jo nga dera. Kësaj pyetje, Kristi Lamaj u përgjigj duke thënë se ishte momenti.

“Ishte momenti i tillë. Jam falënderues, i bekuar që e kam përjetuar këtë eksperiencë magjike. Të gjithë që janë brenda do dalin të fituar. Unë kam fituar, kam fituar publikun, gjënë më me vlerë, jam aq i ngopur, i lumtur i kënaqur. Jam i përulur për këtë mundësi. Nuk e humbur Kristi shtëpinë dhe as shtëpia Kristin.”, u shpreh Kristi.

Pyetjes nga Arbër Hajdari se kush fiton BBV, Kristi tha se do të donte që fitues të ishte Stenaldo. “Do doja ta fitonte Stenaldo”, tha ish-banori.

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443