INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush do t’i bashkohet uniformave blu? Kërkohen 500 policë

Kush do t’i bashkohet uniformave blu? Kërkohen 500 policë

Publikuar më: 16:27 03-07-2019

Policia e Shtetit ka hapur procesin e aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Aplikimet do të zgjasin deri më 3 gusht 2019. Pas mbylljes së konkurrimit, policia do të përzgjedhë 500 punonjës.

KRITERET E APLIKANTIT

– Të jetë shtetas shqiptar
– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën
– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
– Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur
– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje
– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

– Formularin e aplikimit
– Fotokopje të kartës së identitetit
– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit
– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”
– Certifikatë të gjendjes gjyqësore
– Certifikatë familjare
– Vërtetim nga Gjykata
– Vërtetim nga Prokuroria
– Raport mjeko-ligjor
– Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon)
– Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike
– Mandat pagesa e tarifës së aplikimit

Article Logic
Execution time: 0.0042269229888916