INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spiropali i drejtohet sërish presidentit Meta me fjalë të urta: ‘’Baba Xhike që hedh bomba mbi çdo llaxore’’

Spiropali i drejtohet sërish presidentit Meta me fjalë të urta: ‘’Baba Xhike që hedh bomba mbi çdo llaxore’’

Publikuar më: 16:52 03-07-2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka një tjetër reagim në lidhje me deklaratat e presidentit Ilir Meta në konferencën për shtyp që zhvilloi ditën e djeshme.

Duke marrë parasysh tonet e ashpra me të cilat presidenti iu drejtua qeverisë dhe ndërkombëtarëve se nuk u përpoqën maksimalisht për gjetjen e rrugës së dialogut duke lejuar në këtë mënyrë zhvillimin e zgjedhjeve njëpartiake, ministrja Spiropali gishtin e drejton përsëri nga Kreu i Shtetit.

Në deklaratën e saj ajo vë në dukje ‘’shurdhërinë’’ e presidentit dhe fajëson gjykimin e tij për t’i antagonizuar të gjithë ata që kanë dalë kundër thirrjes për shtyrje të zgjedhjeve:
'Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn, Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore, që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore” shkruan Spiropali.

Disa orë më parë Ministrja ju drejtua me një status tjetër presidentit ku i drejtohej me 'Baba Xhike' dhe e akuzonte se donte 'të vriste' reformën në drejtësi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482