INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur vdes dhe shpresa/ Të rinjtë as që duan t’ja dinë për politikën! Të zhgënjyer apo të pashpresë?

Kur vdes dhe shpresa/ Të rinjtë as që duan t’ja dinë për politikën! Të zhgënjyer apo të pashpresë?

Publikuar më: 09:50 08-05-2019

Të rinjtë shqiptarë në udhëkryq! Shumë nga ta nuk punojnë as nuk studiojnë. E pjesa më e madhe e tyre për situatën e tyre të vështirë dhe të pashpresë fajësojnë pushtetarët. Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri ka kryer një anketim ku rezultoi se shumica e të rinjve mendojnë se në qarkun ku jetojnë nuk adresohen shqetësimet e tyre dhe jo më të marrin e ndihmë. Ata nuk kanë besim as tek politika, për të cilën pjesa më e madhe mendon se është e papërgjegjshme. Për këtë arsye gjysma ka theksuar se do të qëndrojnë larg kutive të votimit. Ndërsa 50% e tyre kanë dëshirë për të emigruar. Qëllimi i sondazhit me mbi 1200 të rinj ishte të evidentonte problemet e tyre në të 12 qarqet e vendit.

-57% e të anketuarve u përgjigjën se nuk mendojnë se bashkia në qytetin e tyre ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë dhe 32% përgjigjen disi, kurse po thonë vetëm 8% e tyre.
-49% mendojnë se buxheti i shtetit nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur problemet e të rinjve dhe vetëm 7% thonë po.

Mungesa e besimit te partitë politike dhe te Bashkitë bën që të rinjtë të jenë skeptik për të dhënë votën. Të pyetur për zgjedhjet vendore, vetëm 50% thanë se do të dalin të votojnë, 24% ishin të pavendosur dhe 22% nuk do të votojnë dhe 4% u përgjigjën nuk e di. Shkaku kryesor që të rinjtë japin pse nuk duan të votojnë është se nuk kanë besim te asnjë parti politike. 62% mendojnë se asnjë parti politike nuk është e hapur për të trajtuar problemet dhe për të bashkëpunuar me të rinjtë, 21% mendojnë se këtë e bëjnë partitë e majta, dhe 12% partitë e djathta.

Article Logic
Execution time: 0.0016958713531494