INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët i kthehen premtimit të 2013. Bushati: Në 2021 garantojmë votën e shqiptarëve kudo në botë [FOTO]

Socialistët i kthehen premtimit të 2013. Bushati: Në 2021 garantojmë votën e shqiptarëve kudo në botë [FOTO]

Publikuar më: 17:24 08-11-2018

Një premtim i vitit 2013 por që synohet që të vihet në jetë vetëm në vitin 2021. Bëhet fjalë për garantimin e votës për emigrantët shqiptarë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Ministri i jashtëm Dimir Bushati, në të parën interpelancë të zhvilluar me bashkatdhetarët tanë në Greqi dhe Itali premtoj se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të garantohet vota e emigrantëve, e kjo është një pikë që bashkon politikën shqiptare sipas tij.

Ditmir Bushati:
“Ka një platformë të qartë për tu materializuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që për këtë proces të rëndësishëm të ketë një vullnet të qartë politik, çka na bën të jemi optimist që në zgjedhjet e tjera parlamentare ne do ti garantojmë votën shqiptarëve jashtë atdheut”.
Kjo do ta bëjë më të përgjegjshme qeverinë shqiptare në sjelljen e saj ndaj bashkatdhetarëve të diasporës.
Ditmir Bushati:
“Ne besojmë se në momentin që do të materializohet ky vullnet, kjo aspiratë, atëherë politika shqiptare do të jetë disa herë më e vëmendshme, sepse ju do të jeni zë përcaktues”.
Ndërkohë qeveria lajmëron se ka nisur dhe procesi i evidentimit të të gjithë shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë, në mënyrë që të ketë një listë të plotë dhe të saktë për bashkatdhetarët tanë”.

bushattttt.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346