INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Plani diktatorial”, pas humbjes Erdogan kërkon fitore

“Plani diktatorial”, pas humbjes Erdogan kërkon fitore

Publikuar më: 12:48 07-05-2019

Presidenti Erdogan sërish ja doli. Stambolli do të rivotojë pas zgjedhjeve të 31 marsit, ku partia e Erdogan pësoi humbje.

Opozita turke e konsideroi rivotimin në 23 qershor një plan diktatorial. Partia Drejtësi dhe Zhvillim e Recep Tayip Erdogan pretendonte se ka patur parregullsi dhe korrupsion që çoi në fitoren e opozitës.

Parlamenti Evropian po ashtu tha se vendimi për të rimbajtur zgjedhjet do ti jepte fund besueshmërisë së zgjedhjeve demokratike në Turqi. Zgjedhjet lokale u mbajtën në Turqi më 31 mars dhe u panë si një referendum për lidershipin e Erdoganit në një kohë kur ekonomia e vendit është goditur jo pak.

Edhe pse aleanca e Partisë Drejtësi dhe Zhvillim mori 51 për qind të votave në shkallë kombëtare, partia republikane pretendoi fitore në Ankara, Izmir dhe Stamboll, ku vetë Erdogan ka qenë kryebashkiak në fillimet e karrierës së tij politike duke e goditur të ashtuquajturin sulltani Erdogan.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713