INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muaji i Ramazanit, dhurata e Erdogan, inauguron xhaminë më të madhe në vend [FOTO]

Muaji i Ramazanit, dhurata e Erdogan, inauguron xhaminë më të madhe në vend [FOTO]

Publikuar më: 18:37 05-05-2019

Turqia ka inauguruar xhaminë më të madhe të vendit, e cila ndodhet në një kodër me pamje nga ngushtica e Bosforit dhe e dukshme nga i gjithë Stambolli.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mbërriti për namazin e xhumasë në kompleksin e xhamisë “Camlıca”, xhami e cila është projektuar me një kapacitet prej 63 mijë besimtarëve.

E ndërtuar në stilin osman të arkitekturës “Seljuk”, xhamia është e dukshme nga i gjithë qyteti i Stambollit.

Gjashtë minaret e saj përfaqësojnë gjashtë aspekte kryesore të besimit. Katër prej tyre janë 107.1 metra të larta, në shenjë simbolike për fitoren e turqve Seljuk në qytetin e Turqisë lindore Malazgirt në vitin 1071 kundër ushtrisë bizantine.

Kupola e saj e lartë 72 metra përfaqëson 72 kombet që jetojnë në qytet. Kupola e dytë, me një diametër prej 34 metrash, përfaqëson numrin zyrtar të licencës së Stambollit.

Gjashtëmbëdhjetë emra të Allahut janë gdhendur në muret e brendshme të kupolës, duke simbolizuar numrin e shteteve të themeluara nga turqit gjatë historisë.

Në ceremoninë e hapjes së xhamisë “Camlıca” të pranishëm ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Guinesë, Alpha Conde, presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.

3ok.PNG

2ok.PNG

1ok.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887