INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kur i bëre tre muaj shtatzënë se nuk dalin llogaritë që e ke me Bardhin', Sara hakmerret ndaj ndjekëses: E ligë!

'Kur i bëre tre muaj shtatzënë se nuk dalin llogaritë që e ke me Bardhin', Sara hakmerret ndaj ndjekëses: E ligë!

Publikuar më: 11:34 17-05-2024

Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, është përballur me disa komente dhe mesazhe jo të këndshme nga ndjekësit në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka zgjedhur të ndajë me publikun një nga mesazhet e pakëndshme që ka pranuar.

Një ndjekës ka shkruar në një mesazh privat drejtuar Sarës, duke iu referuar shtatzënisë së saj: “Kur i bëri tre muaj kjo se nuk dalin llogaritë që e ka me Bardhin”.

Reagimi i Sarës ishte i menjëhershëm dhe i prerë, ku ajo vuri në pah mesazhin e papërshtatshëm në InstaStory, duke treguar për ndjekësit e saj shqetësimin dhe tmerrin nga kjo lloj sjelljeje.

“E ligë pikë”, ka shkruar Sara, krahas fotos së vajzës në fjalë me fëmijën e saj, ndërsa një komentuese tjetër i ka kërkuar modeles që mos ta bëjë këtë veprim.

“Për fëmijën tim është në rregull ti përbaltësh atësinë dhe moralin e nënës, por fëmijët e të tjerëve janë gjynah”, i është përgjigjur Sara.

-640-0-ert3433-1715873508.png

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705