U mbyll në barazim 0-0 sfida e parë e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve mes Kukësit dhe Karabakut. Gjithçka do të vendose në ndeshjen e kthimit teksa skuadra e Cungut do të synojë surprizën për t’u kualifikuar më tej.
Pas kualifikimit ndaj Valletta, tashmë verilindorët kanë të gjitha shanset që të kalojnë edhe ekipin nga Azerbajxhani, me shpresën e shënimit të një goli në transfertë, aty ku do të vendoset fati i nënkampionëve të Shqipërisë. Edhe sot në “Loro Boriçi”, Kukësi ka bërë gjithçka shumë mirë, duke ndalur në mënyrë fantastike kërcënimet e miqëve, por gjithashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese, ndonëse pa saktësi në finalizim.