INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetari në Liverpool e pyet për festimin me SHQIPONJË, Shaqiri i jep këtë përgjigje fantastike! [FOTO]

Gazetari në Liverpool e pyet për festimin me SHQIPONJË, Shaqiri i jep këtë përgjigje fantastike! [FOTO]

Publikuar më: 22:34 25-07-2018

Xherdan Shaqiri duket se është shumë i lumtur me skuadrën e Liverpool. Në një prononcim për vetë ekipin e kuq, lojtari shqiptar është shprehur se mezi po pret të kthehet përsëri në fushë.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer përsëri në fushë dhe të ndiej aromën e barit. Ndihem shumë i freskët dhe në të njëjtën kohë i mezi po pres të filloj të luaj. Në sezonin e fundit kemi luajtur shumë ndeshje, por edhe Kupa e Botës ishte shumë intensive. Ne po stërvitemi shumë fortë, sepse kemi nevojë për të patur disa kilometra nën këmbët tona”, përfundoi Shaqiri.Por një pyetje paksa tendencioze i është drejtuar atij në mes të intervistës.

“Jemi mësuar më festimet e tua me duar. Si mendoni do të jetë ndjenja, kur do të shënoni para ‘The Kop’ për herë të parë?” ka qënë pyetja e drejtuar Shaqirit, duke u munduar të marrin përgjigje, nëse futbollisti do vazhdojë me festimin me shqiponjë apo jo.

Por Shaqiri ka ditur si të përgjigjet, duke e lënë çështjen të hapur dhe duke thënë, që mezi po pres të zbresë në fushë me bluzën e Liverpulit.

“Jam i sigurt që do të jetë një ndjenjë e mahnitshme, kur do të shënoj golin e parë para tifozëve. Mezi pres që të fillojë”, ka deklaruar Shaqiri.

shaoq.png

Article Logic
Execution time: 0.0015289783477783