INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, nëse nesër doni të shkoni në Greqi mendohuni mirë!

Kujdes, nëse nesër doni të shkoni në Greqi mendohuni mirë!

Publikuar më: 10:40 29-05-2018

Grevat e shpeshta në Greqi ditën e nesërme do të jenë masive. Mes grupeve të tjera të punonjësve do të përfshijnë dhe ata të doganave. Është lajmëruar se ajo do të jetë 24 orë dhe kjo do të ndikojë në pezullimin e kalimit të automjeteve në pikat kufitare drejt vendit fqinj.

Drejtoria Rajonale e Kufirit njofton se greva do të zhvillohet duke filluar nga ora 07:00 e ditës së mërkurë, deri në orën 07:00 të së enjtes.
Pikat e Kakavijës, Kapshticës dhe Tre Urat Përmet do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa automjetet nuk do të mund ta kalojnë kufirin. Gjithashtu pjesë e grevës do të jenë edhe punonjësit e porteve dhe aeroporteve si dhe administrata e shërbimeve civile, të cilëve do u bashkohen edhe mjekët.

Article Logic
Execution time: 0.0043008327484131