INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet harta e 10 qyteteve me pagat më të larta në botë

Publikohet harta e 10 qyteteve me pagat më të larta në botë

Publikuar më: 09:29 29-05-2018

Zbulohet harta e qyteteve me pagat më të larta në botë. Deutche Bank publikon çdo maj raportin "Harta e çmimeve të botës” duke kategorizuar koston e mallrave dhe shërbimeve në qytetet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë. Kjo bankë e njohur evropiane analizon çmimet e produkteve të konsumit ashtu si edhe të jetesës. Në analizën përfshihen produkte nga më të ndryshmet duke nisur nga çmimi i një kutie të cigareve e deri te çmimi mesatar i qirasë së një apartamenti me dy dhoma gjumi për të përcaktuar se sa kostoja e jetesës është në mbarë botën. Ja cilat janë dhjetë qytetet që ofrojnë pagesat më të larta për qytetarët e tyre.
1. Zyrih, Zvicër- 5.764 dollarë
2. San Francisko, SHBA - 4.974 dollarë
3. Nju York, SHBA - 4.115 dollarë
4. Sidnej, Australi - 3.914 dollarë
5. Boston, SHBA - 3.740 dollarë
6. Oslo, Norvegji - 3.664 dollarë
7. Çikago, SHBA - 3.650 dollarë
8. Kopenhagë, Danimarkë- 3.462 dollarë
9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe - 3.447 dollarë
10. Frankfurt, Gjermani - 3.389 dollarë

Article Logic
Execution time: 0.0027379989624023