INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes, mund të gjykoheni edhe nga gabimet në statuset në Facebook

Kujdes, mund të gjykoheni edhe nga gabimet në statuset në Facebook

Publikuar më: 15:22 10-05-2019

Komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndryshuar mënyrën e të shkruarit. Shumë zgjedhim format e shkurtuara të fjalëve. Por janë shumë nga personat që ju i keni miq në Facebook që ju gjykojnë mbi përdorimin e gjuhës, gramatikën, drejtshkrimin dhe qartësinë me të cilën e keni shkruar një status. 

Sipas një studimi të fundit, kjo sjellje është pjesërisht rezultat i tipareve të personalitetit që ndikojnë se si njerëzit reagojnë ndaj gabimeve të shkruara, sipas ekspertëve të gjuhësisë të Universitetit të Miçiganit. Ekstrovertët kanë më shumë gjasa t’i injorojnë gabimet e drejtshkrimit nga shpejtësia dhe gabimet gramatikore, ndërsa introvertët e marrin personalisht dhe e gjykojnë negativisht shkruesin.

“Ky është studimi i parë që tregon se tiparet e personalitetit të dëgjuesve/lexuesve kanë një ndikim në interpretimin e gjuhës”, tha Julie Boland, profesoreshë e gjuhësisë dhe psikologjisë U-M dhe autore kryesore e studimit. “Në këtë eksperiment ne shqyrtuam gjykimet shoqërore që lexuesit bënë për shkrimtarët”, shtoi ajo.

Studiuesit pyetën 83 persona nëse gramatika ishte apo nuk ishte e rëndësishme për ata. Pjesëmarrësit pastaj dhanë gjykimet për inteligjencën dhe sesa miqësorë u dukeshin shkruesit, ndër cilësitë e tjera. “Përveç kësaj, njerëzit më pak të këndshëm janë më të ndjeshëm ndaj gabimeve gramatikore, ndërkohë që njerëzit më të ndërgjegjshëm dhe më pak të hapur janë të ndjeshëm ndaj gabimeve”, thanë hulumtuesit.

Article Logic
Execution time: 0.004274845123291