INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni, por dhe gishti ku vendosni unazën tregon çfarë njeriu je. Zbulojeni!

Nuk do ta besoni, por dhe gishti ku vendosni unazën tregon çfarë njeriu je. Zbulojeni!

Publikuar më: 13:34 10-05-2019

Edhe vendi ku ju vendosni unazat mund të ketë kuptim, edhe nëse nuk e imagjinoni dot. Ju shpesh mund të vendosni një unazë, por gjithmonë e keni një gisht të preferuar, prandaj shikoni në kuptimin e gishtit që vendosni më shpesh aksesorin.

Gishti i vogël - Ky është gishti ku vendosen më rrallë unaza. Njerëzit që bëjnë këtë zgjedhje janë shumë komunikues dhe sensitivë. Kanë aftësi të mira drejtuese dhe marrin çdo gjë që duan.

Gishti i unazës - Nëse e vendosni në dorën e djathtë, kjo do të thotë se të pëlqen çdo gjë e përsosur. Ju pëlqeni të rrisni kreativitetin e njerëzve dhe të nxirrni më të mirën e tyre.
Nëse e vendosni unazën në dorën e majtë, tregon se jeni persona krijues dhe keni vetëbesim të lartë.

Gishti i mesit - Në rast se e vendosni në dorën më të dobët, kjo tregon se jeni të pavendosur dhe gjithmonë kërkoni ndihmë tek të tjerët. Ju dëshironi të dini çfarë mendojnë të tjerët rreth situatave të ndryshme.

Gishti tregues - Nëse e vendosni unazën në gishtin më të fortë (tregues), kjo tregon se keni vetëbesim të lartë dhe e dini mirë çfarë do të thotë të jesh lider. Nëse e vendosni në gishtin më të dobët, kjo do të thotë se jeni person influencues.

Gishti i madh - Nëse vendosni unazën në këtë gisht, atëherë jeni person autoritar dhe nuk shihni asnjë problem tek vetja në çdo lloj situate. Nëse e vendosni në gishtin më të dobët, tregon të kundërtën pasi ju i lejoni njerëzit t'ju japin urdhra.

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092