INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lame mbështet banorët: Legalizime abuzive në “Unazën e Re”

Lame mbështet banorët: Legalizime abuzive në “Unazën e Re”

Publikuar më: 12:56 04-12-2018

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka akuzuar Partinë Demokratike se ka lejuar legalizime abuzive para se të humbiste pushtetin në vitin 2013 në zonën e “Unazës së Re”.

“Ka pasur legalizime edhe në mënyrë abuzive në Unazën e Re dhe për këtë duhet të mbahet përgjegjësi. Gjatë vitit 2013 janë bërë 49 legalizime. Këto legalizime janë bërë në një kohë kur aty ekzistonte projekti për zgjerimin e Unazës”, u shpreh Lame gjatë mbledhjes në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvend.

Ai akuzoi Partinë Demokratike se lejoi ndërtimet, edhe se gjatë qeverisjes së djathtë nuk u lajmëruan njerëzit se në atë zonë shtrihej Unaza.

Banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe prej afro një muaji dalin përditë në protestë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta, duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Article Logic
Execution time: 0.0020091533660889