INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 200 shqiptarë nuk lejohen të ikin nga vendi! Arsyet…

Mbi 200 shqiptarë nuk lejohen të ikin nga vendi! Arsyet…

Publikuar më: 12:29 04-12-2018

Policia e Rinasit vetëm për muajin nëntor nuk ka lënë të kalojnë rreth 207 shtetas shqiptarë. Ata nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen. Ndërsa ka arrestuar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara.
Sipas policisë gjatë muajit nëntor janë kapur në tentativë për të kaluar në shtete të tjera 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe janë proceduar e 52 qytetarë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Ndërkaq 1 shtetas është ndaluar për mosdeklarim të hollash në kufi, kurse një tjetër është arrestuar për ryshfet.
Policia Kufitare e Rinasit njofton se është e angazhuar për përballimin e fluksit të udhëtarëve, rritjen e cilësisë së shërbimit si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Për muajin dhjetor ka hartuar dhe një plan masash të detajuar me qëllim përballimin e fluksit në hyrjet dhe daljet në Aeroportin e Rinasit, pasi për festat e fundvitit ka shumë ngarkesë.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057