INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes ku kaloni, identifikoheni vetëm nga mënyra sesi ecni

Kujdes ku kaloni, identifikoheni vetëm nga mënyra sesi ecni

Publikuar më: 13:22 13-11-2018

Teknologjia çdo ditë e më shumë na befason. Pas hapave gjigandë të njohjes së fytyrës në mes të një turme njerëzish Kina eksperimenton fuqishëm duke tejkaluar kohën.

Specialistët kinezë janë duke punuar me një mekanizëm i cili do të jetë i aftë të njohë, të identifikojë një person vetëm nga mënyra sesi ai ecën, apo nga profili i trupit.

Një sistem i tillë është ende duke u eksperimentuar në Pekin dhe në Shangai, ku në shumë rrugë janë shpërndarë videokamera.

Ky mjet ngre shqetësime të tjera mbi sistemet e kontrollit dhe represionit të kontrollit në Republikën Popullore, e cila gjurmon qytetarët në pjesën më të madhe të jetës së tyre, veçanërisht a në zonat metropolitane .

Ekspertët e këtij projekti shprehen se sistemi është në gjendje të identifikojë dikë nga ecja edhe kur është 50 metra larg, edhe nëse është me shpatulla apo nëse është i mbuluar. Në kushte të tilla fytyra nuk na zbulon më, tashmë në Kinë të survejojnë edhe nga silueta.

Në praktikë ky instrument plotëson edhe hapësirat boshe të sistemi të surveimit që kanë nevojë për imazhe edhe të të specializuara.

Por me projektin e ri kinez mjafton një imazh i qartë i personit që vetëm ecën edhe nëse shihet nga lart apo poshtë dhe ju arrini ta identifikoni.

Me sa duket, grupi tashmë ka mbledhur 14.5 milion dollarë për të financuar hulumtimet e tij dhe aktualisht është duke u testuar në luftën kundër krimit për shembull për të identifikuar të kërkuarit e policisë dhe shumë shpejt pritet të integrohet në sistemin mbikëqyrës kombëtar kinez.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023698806762695