INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shiti foshnjën për 5 mijë euro sepse ishte vajzë, arrestohet babai

Shiti foshnjën për 5 mijë euro sepse ishte vajzë, arrestohet babai

Publikuar më: 12:31 30-10-2018

Ndonëse kishte vetëm 10 ditë jetë, një bebe u shit online 5 mijë euro tek një çift që ëndërronte të kishte fëmijë prej 10 vjetësh.

Ky është fati i një vajzë të lindur në Zhejiang të Kinës. Babai e shiti fëmijën sepse ishte vajzë dhe ai dontedjalë. Ajo që zbuloi ngjarjen për zhdukjen e foshnjës ishte gjyshja. Policia arriti që ta gjejë beben dhe gjithashtu bëri të mundu arrestimin e babait të saj Xiaohui, dhe prindërve që e blenë.

“E pashë mbesën time disa herë pas lindjes, por nuk e takova më kur ajo shkoi në shtëpi. Madje djali im nuk më linte që të hyja në shtëpi”, iu tha gjyshja autoriteteve policore.

Gjatë marrjes në pyetje Xiaohui pranoi që kishte shitur vajzën tek një çift.

Fëmija është përsëri me nënën dhe gjyshen e tij.

Sipas ligjit kinez, trafikimi dhe shitja e grave dhe fëmijëve është e dënueshme me një dënim prej 5 deri në 10 vjet burg, por gjithashtu mund të lëshohen dënime me burgim të përjetshëm ose dënime me vdekje.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551