INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kinë, një grua plagos me thikë 14 fëmijë në një kopsht

Kinë, një grua plagos me thikë 14 fëmijë në një kopsht

Publikuar më: 11:23 26-10-2018

Të paktën 14 fëmijë janë plagosur gjatë një sulm me thikë në një kopsht në jugperëndim të Kinës.

Policia kineze bëri me dije se gruaja 39-vjeçare që ka kryer sulmin ka hyrë në ambientet e kopshtit sot në mëngjes.

Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse në disa raporte te mediave është thënë se gruaja ka qenë e zemëruar me qeverinë. Gruaja, e identifikuar me mbiemër Liu është arrestuar në skenën e sulmit.

Policia ka hedhur poshtë raportimet e mediave se dy fëmijë kanë vdekur. Kina është përballur edhe më herët me sulme me thikë nëpër shkolla dhe kopshte.

Ato zakonisht janë kryer nga njerëzit që kanë kërkuar hakmarrje kundër zyrtarëve apo individëve, apo nga persona që janë përballur me probleme të shëndetit mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0038440227508545