INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, pjesë e stërvitjeve më të mëdha të NATO-s

Shqipëria, pjesë e stërvitjeve më të mëdha të NATO-s

Publikuar më: 11:02 26-10-2018

Dhjetëra forca dhe efektivë të Batalionit Komando të Forcës Tokësore, marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO që prej Luftës së Ftohtë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se komandot shqiptarë i janë bashkuar stërvitjes “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere.

Kjo stërvitje, po zhvillohet në Norvegji dhe është një nga testet më të mëdha të Alencës Atlantike të Veriut që prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875