INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
NATO i shtrin 'dorën' Shkupit, pas dështimit të referendumit

NATO i shtrin 'dorën' Shkupit, pas dështimit të referendumit

Publikuar më: 14:26 02-10-2018

Dështimi i referendumit në Maqedoni e futi në situatë të vështirë vendin. Rezultati i votimeve u lexua nga analistët vendas e ndërkombëtar si një fitore e Rusisë. Por duket se NATO nuk do të lejojë që vendi të futet në kaos. Aleanca i ka zgjatur Shkupit dorën duke i ofruar anëtarësimin brenda pak muajve, e shqetësuar nga ndikimi i Rusisë. "I takon Shkupit të vendos për hapin e Radhës. NATO është gati të mirëpres vendin si anëtar. Po i japim Shkupit një vend në NATO deri në fillim të viti 2018. Negociatat e pranimit kanë filluar tashmë dhe pres që ne mund t'i përfundojmë ato deri në janar të vitit të ardhshëm". Këtë qëndrim sekretari Jens Stoltenberg e bëri publik para gazetarëve përpara takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të që u zhvillua këtë të mërkurë në Bruksel. Por qeveria e Zaev duhet të plotësojë një kusht për tu bërë pjesë e aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO pohon se "për Maqedoninë, nuk ka asnjë rrugë për në NATO përveç pranimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit të vendit". Referendumi i mbajtur ditën e dielën në Maqedoni mbi marrëveshjen për emrin me Greqinë shënoi pjesëmarrje të ulët . Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote ishin ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”. Vetëm 36.9 për qind e elektoratit mori pjesë në votime. 90 për qind, votuan "pro" por kjo shifër nuk ishte e mjaftueshme për të legjitimuar marrëveshjen. Që referendumi të konsiderohej i vlefshëm duhet që pjesëmarrja të ishte mbi 50 për qind. Tani kryeministri Zoran Zaev përballet me punën e vështirë, atë të miratimit të marrëveshjes në parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219