INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Korenë e Jugut shumë femra detyrohen nga shefat të mos martohen dhe të bëjnë fëmijë. Zbuloni njërën nga historitë e trishta!

Në Korenë e Jugut shumë femra detyrohen nga shefat të mos martohen dhe të bëjnë fëmijë. Zbuloni njërën nga historitë e trishta!

Publikuar më: 11:39 17-08-2018
Në Korenë e Jugut po shtohen rastet e femrave të cilat zgjedhin mos të martohen, të mos bëjnë fëmijë, madje as të kenë lidhje me një mashkull.
Sipas intv.al  një prej rasteve është edhe i një 24-vjeçareje Jang Yun-hwa, e cila nëpërmjet një komunikimi është shprehur se nuk ka në plan të ketë kurrë fëmijë.
“Nuk dua të provoj dhimbjen fizike të lindjes së një fëmije. Kjo do shkatërronte edhe karrierën time”, është shprehur ajo.
Yun-hwa, punonjëse në programimin e  webe-ve në një kompani ka punuar fort për të arritur në këtë pozicion të mirë pune dhe nuk dëshiron që gjithë kjo sakrificë t’i shkojë dëm.
Ajo, sipas intv.al është shprehur se preferon të jetë e pavarur, të jetojë vetëm dhe të realizojë ëndrrat e saj, në vend që të krijojë familje.
Historia tjetër është e Choi Moon, e cila jeton në pjesën perëndimore të  Seoul dhe e ilustron më mirë këtë  problem. Kur ajo i tha shefit të saj, se ishte shtatzënë, u shokua nga reagimi i tij.
Ai i kishte thënë: “Kur të bëhesh me fëmijë, ai do jetë prioriteti yt dhe kompania do jetë në vendin e dytë, pra a mundesh ende të punosh?”.Moon-jeong ishte punonte si  kontabiliste tatimore në atë kohë. Nga stresi ajo u shtrua në spital dhe kishte shumë mundësi të abortonte. Në vendin e saj, shefi mori një ndihmës. Ja si duket sot, Choi Moon:
 _102980575_mj.jpg

Burimi: BBC

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781