INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pilotët raportojnë ngjarjen e çuditshme. Një objekt misterioz fluturon pranë avionit

Pilotët raportojnë ngjarjen e çuditshme. Një objekt misterioz fluturon pranë avionit

Publikuar më: 13:02 13-11-2018

Autoriteti Irlandez i Aviacionit është duke hetuar raportimet e pilotëve për disa drita të bardha të çuditshme dhe UFO që u shfaqën në qiell disa kilometra larg bregdetit jug-perëndimor të Irlandës. Gjithçka filloi të premten e kaluar, kur një pilote e kompanisë “British Airways” kontaktoi qendrën e kontrollit të aviacionit në Shannon, rreth orës 6:47 të mëngjesit.
Ajo pyeti nëse po zhvilloheshin ushtrime ushtarake në atë zonë sepse po shihte diçka që po lëvizte shumë shpejt. Kontrolluesi i trafikut ajror raportoi se nuk kishte marr njoftime për ushtrime në atë zonë. Aeroplani po fluturonte nga qyteti kanadez, Montreal, drejt aeroportit “Heathrow”. Pilotja tha se pa një dritë që rrezatonte shumë dhe se objekti kishte kaluar nga ana e majtë e aeroplanit, para se të drejtohej shpejt drejt veriut.
Ajo po mundohej ta kuptonte se çfarë ishe ai objekt, por tha se nuk kishte rrezik për përplasje. Një pilot tjetër kishte hyrë në kabinën e pilotëve dhe kishte thënë se objekti mund të jetë ndonjë meteor apo ndonjë objekt tjetër që po kthehet në atmosferën e Tokës. Ai tha se kishte disa objekte të tilla dhe të gjitha po e ndiqnin trajektoren e njëjtë. BBC shkruan se një nga pilotët tha se shpejtësia e objekteve ishte shumë e madh, saqë mund të krahasohej me shpejtësinë e zërit.
“Pas raportimeve të datës 9 nëntor nga një aeroplan për aktivitet të pazakontë ajror, ne e kemi nisur një hetim. Ky hetim do të zhvillohet në bazë të procesit normal të hetimit të dukurive”, deklaroi Autoriteti Irlandez i Aviacionit. Në anën tjetër, një zëdhënës i aeroportit të Shannonit tha se nuk do të ishte me vend që të komentonin ngjarjen, deri në përfundimin e hetimet të nisur nga Autoriteti Irlandez i Aviacionit.

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033