INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku kishte humbur? Çfarë s’u tha për të, bëhet ''i gjallë'' Flori Mumajesi, ja ç’ka bërë ai! [FOTO]

Ku kishte humbur? Çfarë s’u tha për të, bëhet ''i gjallë'' Flori Mumajesi, ja ç’ka bërë ai! [FOTO]

Publikuar më: 09:17 01-08-2019

Që prej fillimit të prillit të këtij viti, kantautori i famshëm Flor Mumajesi është zhdukur nga rrjetet sociale. Jo vetëm kaq, por ai këtë verë nuk ka bërë asnjë aktivitet muzikor, si p.sh. koncertet, të cilat çdo verë kanë qenë të shumta së bashku me kolegët e tij.

Fansat e tij, e kuptojnë çdo ditë mungesën pasi e ndjekin vazhdimisht aktivitetin e Flori Mumajesit të paktën “online” dhe tashmë e kanë kuptuar se u bë kohë që kompozitori nuk është më aktiv. Postimi i tij i fundit në Instagram është bërë më 8 prill dhe të gjithëve na kanë munguar projektet e tij muzikore.

Megjithatë pas kaq shumë kohësh shkëputje, këngëtari është bërë i gjallë dhe kjo është vënë re nëpërmjet një pëlqimi që i ka bërë fotos së fundit të Xherdan Shaqirit.

Në mes të mijëra like-eve vihet re edhe emri i Florit, i cili duket të jetë rikthyer pas disa muajsh, por se dimë pse ai ka zgjedhur të mos jetë aktiv.

Mos vallë po përgatit ndonjë projekt të madh muzikor?

flat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834