INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do bëjnë këngë dashurie? E pyesin për marrëdhënien me Flori Mumajesin, FIFI përgjigjet TROÇ: Burrë e kam, zemër…[FOTO]

Do bëjnë këngë dashurie? E pyesin për marrëdhënien me Flori Mumajesin, FIFI përgjigjet TROÇ: Burrë e kam, zemër…[FOTO]

Publikuar më: 09:15 17-06-2019

Këngëtarja e njohur Fifi, është ndër artistet më të dashura për publikun dhe njëkohësisht, ndër zërat më të pëlqyer të skenës shqiptare. Përveç se një këngëtare e talentuar, Fifi njihet për pozitivitetin që përcjell.

Ajo dhe Flor Mumajesi janë një nga dyshet që janë përfolur më së shumti në shoëbizzin shqiptar. Duke filluar që nga publikimi i videos ku ata shfaqeshin duke kënduar shumë pranë njëri-tjetrit, si dy të dashuruar thashethemet nuk kanë pushuar më se midis tyre ka më shumë se miqësi.

Më pas provokimet e ndryshme për një këngë të re me producentin, i shtuan akoma më shumë këto zëra, mirëpo i kanë mohuar.

Por a kanë ata një lidhje romantike me njëri-tjetrin? Kësaj pyetjeje, Fifi nuk i shpëtoi në emisionin “Thumb” ku deklaroi me shaka se Florin e ka burrë.

“A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

A do bëjnë ndonjë këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?

“Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.”

frt.jpg

 

Por pse nuk ka pasur postime në lidhje me njëri-tjetrin këto kohë?

“Unë për vete po merrem me projektet e mia, ai me projektet e veta.”

Ah Flori sapo e pranoi, Fifi dhe ai janë bashkë.”-thonë Aulona dhe Fatma me shaka dhe Fifi përgjigjet vetëm: “Gabim”.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871