INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja Marku e ashpër me prokurorët: Keni zvarritur punën, qëndroni larg deklaratave politike

Kryeprokurorja Marku e ashpër me prokurorët: Keni zvarritur punën, qëndroni larg deklaratave politike

Publikuar më: 11:43 27-03-2019

Në analizën e Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku kritikoi prokurorët duke theksuar se kanë zvarritur punën duke iu kërkuar të qëndrojnë jashtë ndikimeve politike.

“Cështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtar prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie.

Për pastrim parash janë regjistruar shumë pak cështje. Kjo situatë nuk i përgjigjet realitetit dhe Shqipëria mund të penalizohet. Hetimet janë të pakta. Përgjegjësia është e secilit prej jush dhe në një moment secili do të mbajë përgjegjësinë që i takon. Kërkoj që të vijoni që të punoni dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Bëni kujdes me dekarata publike për cështje të caktuara. Nuk duhet ti përgjigjeni cdo lloj deklarate që vjen nga politika. Ushtroni veprimtarinë jashtë cdo ndikimi,” u shpreh Marku.

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645