INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/UNDP ofron grante për 12 bashki, projektet në ndihmë të komunitetit [VIDEO]

KafeIN/UNDP ofron grante për 12 bashki, projektet në ndihmë të komunitetit [VIDEO]

Publikuar më: 12:02 27-03-2019

Rreth 12 bashki të vendit po ofrojnë grante për projektet në ndihmë të komunitetit, mbështetur financiarisht nga zyra e PNUD Shqipëri, agjenci e Kombeve të Bashkuara, në kuadër të programit rajonal për demokraci vendore “ReLOaD”.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, menaxherja e programit “ReLOaD” në Shqipëri, nga zyra e UNDPEglantina Gollaj, tha se ky program ka për qëllim krijimin e partneritetit bashki-shoqëri civile.
“Ndërkohë është hapur Thirrja e dytë për propozime dhe priten projekte nga organizatat e shoqërisë civile në fusha si: të drejtat e njeriut, mjedisi, fuqizimi i të rinjve, demokracia vendore, turizmi etj.. Granti për çdo organizatë/projekt është nga 1.000.000 lekë deri në 3.500.000 lekë”, tha menaxherja Gollaj.
Ky program vjen si bashkëfinancim i programit ReLOaD dhe bashkive partnere.
Programi financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/UNDP.

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844