INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Conte para Senatit, Italia afër Rusisë???

Kryeministri Conte para Senatit, Italia afër Rusisë???

Publikuar më: 15:48 05-06-2018

Me të vërtetë që Italia gjeti një rrugëzgjidhje politike duke zgjedhur kryeministrin e saj, por qeverisja në duart e populistëve fut nën ethe Europën.

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Salvini i cili dy ditë më parë paralajmëroi se kohët e lumtura për emigrantët mbaruan një tjetër konfirmim vjen nga kryeministri i sapo zgjedhur Giuseppe Conte. Gjatë prezantimit të programit të qeverisë para senatit Conte u zotua se do të mbronte interesat e italianëve.

Duke u ndalur tek emigrantët ai konfirmoi se do ti jepej fund solidaritetit të shtirur por Italia nuk do të jetë një vend racist e do të mbrojë emigrantët e rregullt.

‘Do t’i japim fund biznesit të emigracionit, të rritur në proporcion me gënjeshtrat për solidaritet”
Kryeministri u ndal edhe tek raportet ndërkombëtare duke lëshuar një tjetër sinjal. Duket se Italia i afrohet Rusisë.

‘Ne synojmë të jemi anëtarë të denjë të NATO-s, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i privilegjuar. Por ne do të jemi mbrojtës të hapjes me Rusinë, e cila ka konsoliduar gjatë viteve të fundit rolin e saj ndërkombëtar në krizat të ndryshme gjeopolitike. Ne do të jemi nxitësit e një rishikimi të sistemit të sanksioneve, duke filluar me ato që rrezikojnë të prishin shoqërinë civile ruse”.

E akuzuar si një qeveri populsite, Conte e ka një përgjigje.

‘Forcat politike që integrojnë shumicën e qeverisë janë akuzuar si populiste dhe anti-sistem. Nëse populizmi është qëndrimi i duhur për të dëgjuar nevojat e njerëzve, atëherë ne do ta ndjekim atë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032558441162109