INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Populistët marrin 'frenat' e Italisë, betohet qeveria e re

Populistët marrin 'frenat' e Italisë, betohet qeveria e re

Publikuar më: 17:19 01-06-2018

Pas thuajse tre muajsh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj.

Më në fund është arritur marrëveshja qeverisëse mes Lëvizjes 5 Yjet e Partisë Lega Nord.

Presidenti Sergio Mattarella, i ka dhënë mandatin e kryeministrit, juristit Giuseppe Conte, ndërsa dy liderët e koalicionit qeverisës Luigi Di Maio e Matteo Salvini do mbulojnë rolin e zëvendës/kryeministrave.

Me të marrë detyrën,Conte prezantoi listën e 19 pjesëtarëve të kabinetit, 5 nga të cilët janë gra.

Njeriu që trembi Bashkimin Europian e u refuzua nga Matarella në postin e ministrit të Ekonomisë, Paolo Savona do të drejtojë ministrinë e Komuniteteve.

Dy partite Lega dhe 5 Yjet, që para zgjedhjeve kishin ndasi të thella në programin e tyre, arritën që të sheshojnë këto ndasi dhe të formojnë një koalicion të përbashkët.

E përbashkëta tjetër e tyre është qëndrimi ndaj Brukselit.

Si 5 Yjet, ashtu edhe Lega Nord kundërshtojnë një sërë politikash të imponuara nga Bashkimi Europian për daljen nga kriza.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040562152862549