INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë burrat kapen nga “rrjeta” e Vettingut! Drejtësia e re në duart e grave[VIDEO]

Të gjithë burrat kapen nga “rrjeta” e Vettingut! Drejtësia e re në duart e grave[VIDEO]

Publikuar më: 16:32 05-06-2018

Drejtësia e re duket se do të “pushtohet” vetëm nga gratë. Në sitën e Vettingut, deri tani nuk ka kaluar dot asnjë prokuror apo gjyqtar. Dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo dhe Fatmir Hoxha si dhe Besim Trezhnjeva, gjyqtar i Apelit në Durrës, janë shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me argumentin se nuk justifikojnë pasurinë. Por duket se ky trend do të prishet pasi një prokuror po shkon drejt konfirmimit. Bëhet fjalë për Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Dritan Prençi. Ai doli sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ndërsa vendimi për do të jepet në 7 qershor. Ndërkohë nga 7 prokurore dhe gjyqtare gra të verifikuara deri më tani janë konfirmuar në detyrë 4 prej tyre. Bëhet fjalë për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho, prokuroren e Apelit Tiranë Fatjona Memçaj si dhe për gjyqtaren e Gjykatës së Kurbinit, Marçela Shehu. Por edhe prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Anila Leka drejt konfirmimit në detyrë, vendimi përfundimtar do jepet më 6 qershor. Nuk e kaluan dot Vettingun anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj dhe prokurorja pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër Besa Nikëhasani.

Article Logic
Execution time: 0.0026590824127197