INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi ''sulmon'' zv.ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Robert Wilton[FOTO]

Kryemadhi ''sulmon'' zv.ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Robert Wilton[FOTO]

Publikuar më: 23:27 26-02-2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ''sulmuar'' zv.ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, duke i publikuar dhe një foto teksa plotësonte fjalëkryqin. Kryemadhi, e ftuar në 'Tempora' ka thënë se Wilton zgjidh fjalëkryqe në Shqipëri kur bëhen protesta, ndërsa duke theksuar në shumicë për gjithë diplomatët, ajo ka shtuar se ata favorizojnë kriminelët dhe mbyllin sytë përpara fakteve që tregojnë haptas blerjen e votës.

Kryemadhi: Ky është përfaqësuesi i OSBE-së që zgjidh fjalëkryqe në Shqipëri kur bëhen protesta apo zhvillohen zgjedhjet. Fjalëkryqet nuk zgjidhen me kostum. Ky është që thotë se blerja e votës nuk ndikon në rezultat. Këta kanë certifikuar shitblerjen e votës. OSBE-ja në Tiranë dhe kushdo tjetër që kërkon t'i shërbejë me devotshmëri të madhe këtyre veprimeve kriminale dhe e dyta mbulimit të gjurmëve të blerjes së votës nga krimi i organizuar, do të jenë edhe këta pjesë dhe do ta kërkojë opozita në të ardhmen në një sistem drejtësie të pa kapur, në mënyrë indirekte të elementëve të caktuar që kanë ardhur si diplomatë për të favorizuar kriminelë, trafik influence. Diplomatë që mbyllin sytë dhe fshehin provat dhe faktet që tregojnë haptas blerjen e votës. Kanë mbyllur sytë kur vijnë raporte. Janë institucione që janë peng të koncesioneve politike dhe ekonomike, unë nuk i dua fare.

Meço: Keni fakte për lidhje korruptive?

Kryemadhi: Absolutisht! Për lidhje nga më të ndryshme për afera korruptive por edhe afera të tjera shumë të poshtra që jo vetëm i ulin integritetin Shqipërisë dhe institucioneve që përfaqësojnë.

zev.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703