INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Braçe analizon protestën: ‘’Deputetët u kërcënuan’’, miratimi i KLGJ dhe KLP: ‘’I shkojmë deri në fund reformës në drejtësi’’

Erion Braçe analizon protestën: ‘’Deputetët u kërcënuan’’, miratimi i KLGJ dhe KLP: ‘’I shkojmë deri në fund reformës në drejtësi’’

Publikuar më: 21:44 26-02-2019

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka folur pas protestës së opozitës dhe tha se deputetët janë kërcënuar sot. Por ai theksoi se ky nuk është cenim personal por cenim i integritetit kushtetues.

“Një ditë e qartë dhune kundër institucioneve. Mos të mendojë kush se integriteti i një deputeti e veçanërisht zonjave që janë kërcënuar sot është cenimi i integritet personal i secilit prej nesh jo është cenim i integritetit kushtetues”, tha Braçe.

Pyetjes se a i bëri parlamenti karshillëk qytetarëve sot, braçe iu përgjigj: “Të miratosh strukturën e KLGJ, të KLP, dy ligje të rëndësishme, i kërkoj ndjesë protestuesve që i kisha paraqitur në interes të bujqve. Të bësh këto nuk është karshillëk por t’i shkosh deri në fund reformës në drejtësi.

Në qoftë se ne kemi kriza që riciklohen në mënyrë të dhunshme si kjo që shihni janë pasojë e sistemit të munguar të drejtësisë. T’ju shërbesh bujqve, e t’u japësh certifikatën e pronësisë nuk është karshillëk”, tha Braçe.

Për sa i përket vijimit të protestave, Braçe bëri thirrje për të ndalur dhunën.

“Punë e tyre, zgjedhja e tyre, siç është zgjedhja e tyre te djegë mandatet më takon të bëj thirrje që po përsëritet në të gjitha gjuhët të ndalin dhunën dhuna si duhet kujt. Ky vend ka nevojë për qetësi, punë, mirëqenie”, tha Braçe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434