INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Rama të ikë një orë e më përpara, protestë në të gjithë Shqipërinë

Kryemadhi: Rama të ikë një orë e më përpara, protestë në të gjithë Shqipërinë

Publikuar më: 14:05 27-01-2018

'Për herë të parë jeta politike shqiptare në këto 27 vjet ka një politikanë që është vetëm, vetëm e vetëm i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën as dhe një minutë. Unë sot jam këtu si ju, si një nënë, si një grua, vajzë shqiptare që e do vendin e saj”, kështu e nisi fjalimin kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se Rama duhet të ikë një orë e më përpara.

“Kryeministri ynë i drogës iu vuri sahatët e tyre. Ky kryeminsitër qëi i vuri sahate puseve të naftës që vodhi gjakun e shqiptarëve, naftëtarëve, të gjithë atyre djemve shqiptarë, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që e donte tepsinë me vete e ka dhe ta hajë me makaronat e itj dhe çdo gjë tjetër. Ky njeri që urren vendin e tij, familjen e tij, i cili nuk do flamuriun tonë, po tallet me të, ky njeri duhet të iki një orë e më përpara”, tha ajo.

Por Kryemadhi u kërkoi dhe një falje shqiptarëve. “Më lejoni tju kërkoj falje për gabimet që kemi bërë që i kemi dhënë shansin këtij njeriu 20 vjet që të tallet me shqiptarët. Të protestojmë jo vetëm në Tiranë po në të gjithë Shqipërinë”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0063040256500244