INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis protesta e opozitës, kush mban fjalën në foltore/ Detaje

Nis protesta e opozitës, kush mban fjalën në foltore/ Detaje

Publikuar më: 13:25 27-01-2018

Siç ishte paralajmëruar në orën 12:00 ka nisur protesta e Opozitës e cila mësodhet se do të zgjas deri në orën 16:00.

Qytetarë nga shumë qytete të vendit janë thirrur të marrin pjesë.

Mësohet se gjatë protestës do të flasin 11 persona.

Kreu i PD-së Lulzim Basha do të flasë i fundit, e nënta do të flasë kryetarja e LSI-së Kryemadhi dhe më pas oficeri i policisë Dritan Zagani mesazh nga Zvicvra.

Në foltore do të mbajnë fjalën dhe kryetari i Shoqatës antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë.

Mes atyre që do të flasin janë edhe Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dahsamir Shehi, Vangjel Dule, Agron Duka

Opozita proteston për të kundërshtuar qeverinë Rama dhe një nga simbolikat e përdorura ka qënë pikërisht figura e kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Tahiri.

PROGRAMI I PLOTE

Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho
2. Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika
Ky eshte nje bashkim mes qytetareve kunder te keqes, pa dallime partiake. Kemi sot ketu, zotin Agim Kaca, nje aktivist i njohur i Partise Socialiste, qe ka vendosur te mbeshtese kauzen tone ,Z.Agim Kaca
4. Kryetar i Partise Republikane- Fatmir Mediu-
5. Kryetari i Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi –
6. Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka
7. Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule
8. Kryetar i Partise Agrare Ambientaliste – Agron Duka
9. Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim –
Monika Kryemadhi
10. Oficeri i polivise qe ndaloi habilajt, nuk e dinte se ate nate qe ushtroi detyren, ne fakt sapo i kishte hapur dyert nje perndjekje ndaj tij dhe familjes se tij. Dritan Zagani qe zbuloi i pari lidhjet e Tahirit me drogen, vjen ne kete shesh me nje mesazh
Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217