Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi denoncon oficerë të policisë rrugore të cilët po mbajnë shënim sipas tij targat e autobuzëve që sjellin protestuesit në Tiranë për protestën e mesditës së 27 janarit.
E duket se fotot e Boçit janë shkrepur ndërkohë që ka qenë në makinë, kur ka parë policinë që mban shënime në bllok.
“Ja si e lufton policia jonë krimin...duke marrë shënim targat e autobuzëve që sjellin qytetarët që u ka ardhë në majë të hundës me qeverisjen. Aferim!!!” shkruan Boçi duke publikuar dhe foton në rrjetin social facebook.