INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryebashkiaku socialist kundër ministrit Klosi e Balluku

Kryebashkiaku socialist kundër ministrit Klosi e Balluku

Publikuar më: 16:26 10-03-2019

Pas reagimit të banorëve dhe alarmit të ambientalistëve, bashkia e Korçës është pozicionuar kundër projektit për ndërtimin e një Termocentrali në afërsi të qytetit juglindor!

Kryebashkiaku Sotiraq Filo i është drejtuar me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bën thirrje të mos aprovojë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. "Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitoret nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Qëdrimi ka qenë i qarte dhe konsistent që në raportin e pregatitur për KIS në dt 5.12.2017 ku Bashkia Korcë është shprehur JO me arsyetimin e afërsisë me qytetin", shprehet ai.

Kryebashkiaku i Korcës thotë se në këtë qëndrim refuzues është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila vlerëson se Fusha e Korçës nga fshati Barc në fshatin Zëmblak është një nga zonat me intensitetin më të lartë të aktivitetit bujqësor në Shqipëri.

Kërkesa e Bashkisë së Korçës për të refuzuar projektin i është dërguar edhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku e cila edhe pse drejton Ministrinë e Linjës nuk është prononcuar kurrë për këtë projekt të cilësuar të rrezikshëm, ndërsa ka bllokuar ndërtimin e HECE që prodhojnë energji të pastër. “Ju kërkoj mosparovimin e këtij investimi, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë Korçë"", thotë ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627