INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike/ DW: Shqipëria drejt kaosit, po ulen shanset për hapjen e negociatave

Kriza politike/ DW: Shqipëria drejt kaosit, po ulen shanset për hapjen e negociatave

Publikuar më: 10:38 08-08-2019

Kriza politike në Shqipëri ka gjasa të thellohet si dhe të ulen shanset për hapjen e negociatave me BE. Kështu e përshkruan situatën politike në vendin tonë prestigjiozja Deutsche Welle.

Në një shkrim të gjatë ku shpjegohen raportet mes presidentit, maxhorancës dhe opozitës analizohen replikat mes palëve, roli i ndërkombëtarëve dhe se cilat janë mundësitë e zgjidhjes së krizës.

“Dështimi i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë parlamentit është i paralajmëruar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryeministër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj „de jure” por refuzohet „de facto”. Ndërsa nga maxhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvillimin e Lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria” nënvizohet në shkrim.

Duket se Gjykata Kushtetuese është ҫelësi i zgjidhjes së krizës në Shqipëri shkruan DW. Mungesa e saj e ka lënë sistemin politik jashtë kontrollit dhe balancave të institucioneve dhe pushteteve.

Sa i përket faktorit ndërkombëtar këta të fundit tashmë e kanë hedhur topin në fushën e institucioneve të vendit

“Për përsëritjen e ose jo të Lokaleve 2019, ky faktor nuk po ndërhyn por u drejton me këmbëngulje palëve thirrjen për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Për BE, SHBA,OSBE / ODIHR-i vendimi mbetet për t’u marrë nga autoritetet dhe institucionet vendase. Por për sa kohë institucione kyҫ, si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksiononjnë, kriza politike ka gjasa të thellohet dhe të ulë në minimum shanset e një vendimi pozitiv për hapjen e negociatave në tetor” përfundon shkrimi.

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043