INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Shqipëria nuk është duke u djegur, mos kërkoni nga ambasadorët të zgjidhin krizën’

‘Shqipëria nuk është duke u djegur, mos kërkoni nga ambasadorët të zgjidhin krizën’

Publikuar më: 09:32 27-07-2019

Në prononcimet e diplomatëve vijon që kryetema të jetë kriza politike dhe zgjiedhja e saj pa ndërhyrje nga jashtë. Këtë të shtunë nga Korça është prononcuar ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac duke përsëritur mesazhin se politika duhet të zgjidh ngërçin e krijuar. “Nuk mund ta fsheh, të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje. Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t'i japë një zgjidhje kësaj situate, por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme”, tha ambasadorja. 

Ambasadorja u shpreh edhe për telefonatën e gjatë mes kryeministrit Rama dhe Presidentit të Francës Macron. “Siç mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian”, theksoi diplomatja.

Ajo foli edhe për mundësitë për hapjen e negociatave. Për ambasadoren deri në muajin tetor mund të ndodhin shumë gjëra dhe situata mund të marrë kthesa të tjera. “Nuk ka diçka të mbyllur sepse ka ende kohë deri ne muajin tetor dhe mund të ndodhin shumë gjëra deri në tetor. Në lidhje me këtë do doja t'u drejtoheshit fjalimit në Serbi të Macron, aty ka gjëra të rëndësishme që kanë për të ndryshuar. Ju e dini por edhe unë po e përsëris, Shqipëria ashtu si dhe vendet e tjera në rajon kanë vendin e tyre në Bashkimin Europian. Ashtu si Fenixi ne rilindim nga hiri dhe në lidhje me Shqiperinë, Shqipëria nuk është duke u djegur", u prononcua zonja Vasac.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502