INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në Salzburg: Kemi jetë të vështirë politike, s’merremi vesh as për kohën

Rama në Salzburg: Kemi jetë të vështirë politike, s’merremi vesh as për kohën

Publikuar më: 17:04 28-07-2019

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Convoco, në Salzburg ku zhvilloi një intervistë me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine”.

Rama u ndal të flasë edhe për rrugëtimin e vendit në BE si dhe situatën politike në vend.

“Europa është së pari projekt Paqeje dhe për të mirën e gjeneratave të tjera, prandaj s’mund të heqim dorë.

Europa nuk po shkon mirë, po ne prapë e duam. Nuk të futemi që t’i shtojmë kokçarjen drejtuesve të Europës, por duam të ndërtojmë një vend Europian”, tha Rama.

Duke u ndalur tek zhvillimet e fundit politike, Rama u shpreh: Kemi një jetë shumë të vështirë politike, s’bien dakord as për kohën”

Article Logic
Execution time: 0.0028400421142578