INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i radhës në Instagram/ Vidhen sërish të dhënat e përdoruesve

Skandali i radhës në Instagram/ Vidhen sërish të dhënat e përdoruesve

Publikuar më: 10:23 08-08-2019

Kompania partnere e marketingut të Instagram, Hyp3r me bazë në San Francisko u zbulua se grumbullonte të dhënat e përdoruesve në mënyrë të parregullt.

Buisness Insider raporton se Instagram menjëherë pas publikimit të këtij lajmi ka paralajmëruar kompaninë e saj të marketingut.

Hyp3r përdorte mjete të ndryshme për të mbledhur të dhënat publike nga Instagrami, duke përfshirë këtu postimet, informacionet e profileve dhe vendndodhjet e përdoruesve. Këto të dhëna shiteshin më pas te klientët e Hyp3r për të synuar reklama.

Ndër të tjera, Hyp3r mblodhi të dhëna nga Insta Stories, të cilat zhduken pas 24 orëve dhe nuk janë të aksesueshme përmes mjeteve që Instagram i vë në dispozicion të palëve të treta.

Pas këtij skandali të publikuar një zëdhënës i Instagram tha për mediat se veprimet e Hyp3r shkelin politikat e sigurisë së Instagram, por Hyp3r theksoi se nuk kanë thyer asnjë rregull.

Në letrën e dërguar nga Instagrami drejt kompanisë së marketingut, theksohet se nëse nuk merren masat e duhura, kompania do të paditet.

Article Logic
Execution time: 0.0030550956726074