INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike, delegacioni i kongresmenëve Amerikanë në Tiranë

Kriza politike, delegacioni i kongresmenëve Amerikanë në Tiranë

Publikuar më: 09:59 10-05-2017

Një delegacion Amerikan ka mbërritur në Tiranë, e takimet me krerët politik kanë nisur. Që në mengjes delegacioni ka mbërritur në zyrën e Presidentit në ikje Bujar Nishani, er më pas në zyrën e presidentit të zgjedhur Ilir Meta. Në agjendën e takimeve janë dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. I pari që ka zbardhur atë cka u diskutua në takim, kriza politike e zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit kanë qenë në fokus të këtij takimi.
Njoftimi i Presidencës:
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani zhvilloi sot një takim pune me një delegacion anëtarësh të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Kryetari Bob Goodlatte.
Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend”.

Article Logic
Execution time: 0.0082461833953857